3Muri BIM

BIM është një realitet që po përhapet mes projektuesve dhe Kodit të ri Italian të Prokurimit (Dekreti Legjislativ 50/2016 e parashikon atë në mënyrë të qartë). 3Muri mbështet këtë metodologji përmes funksioneve të ndërtimit të modelit (përdorimi i objekteve parametrike), duke realizuar ndërveprimin me software të tjera (strukturorë dhe arkitekturorë) dhe duke përpunuar fletë vizatimi grafike të cilat rrjedhin automatikisht nga modeli 3d.

Moduli IFC
3Muri mundëson ndërveprimin me teknologjinë BIM përmes formatit IFC (Industry Foundation Classes), specifikimet e së cilës bazohen mbi një format të dhënash neutrale të projektuara apo të menduara posaçërisht për të përshkruar, këmbyer dhe ndarë informacionet e projektit.
Është i mundur eksportimi i drejtpërdrejt në formatin IFC falë një komande në menu. Ky file përmban objekte strukturore të përcaktuara me standartin IFC në mënyrë që të jenë të dukshme me një lexues apo cad BIM. Gjithashtu është i mundur importimi nga modelet IFC falë aplikacionit BIM2CAD, që përfshihet në modul, i cili mundëson leximin e drejtpërdrejt të file-ve IFC dhe kryerjen në mënyrë automatike të prerjeve horizontale duke prodhuar planimetritë në formatin DXF.