Përshkrim përgjithshëm

Analiza sizmike (pushover) dhe statike e strukturave prej murature
3Muri është programi lider për llogaritjen sizmike dhe statike të strukturave prej murature në Itali sipas DM 14.01.2008 “Normat teknike për ndërtimet”, Eurokodit EC8, dhe atij Zvicerian SIA. Pikat e forta të 3Muri-t janë lehtësia ekstreme në përdorim dhe një metodë llogaritjeje rigoroze dhe novatore, e njohur nga komuniteti shkencor italian dhe ai ndërkombëtar. 3Muri lejon projektimin e ndërtesave të reja ose shqyrtimin e ndërtesave ekzistuese, prej murature dhe mikse (me elementë b.a, metali dhe druri), të përmasave të vogla apo të mëdha.

Metoda me makroelemente: e sigurtë dhe e besueshme
Metoda novatore e llogaritjes FEM (Frame by Macro Element) skematizon strukturën përmes një rame ekuivalente e përbërë nga makroelemente, duke e lejuar që të marrë apo gjej më së miri sjelljen sizmike dhe duke siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për projektuesin për një ekzaminim të kujdesshëm të strukturës. 3Muri ka një zgjidhës origjinal, të optimizuar për strukturat prej murature; nuk është një software i përgjithshëm që përdor elementët e fundëm të përshtatshëm për ndërtesat prej murature. Zgjidhësi i 3Muri-t ka shfaqur besueshmërinë e tij përmes testimit të kryer në shumë universitete dhe qendra kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, me rezultate që janë në gjendje të përfaqësojnë sjelljen reale të strukturave të analizuara. Nga analiza e kryer është pikërisht i mundur parashikimi i ndërhyrjeve të nevojshme dhe përmirësuese sizmike nëpërmjet përforcimit të muraturës ekzistuese ose vendosjes së elementëve të reja prej murature ose murature të armuar.

Jeni gati për BIM-in
STA DATA ecën gjithnjë me hapin e duhur me teknologjitë e reja dhe 3Muri është vazhdimisht në ndërveprim me software-et më në zë të cilët përdorim metodologjinë BIM.

Nga kërkimet më të përparuara e deri tek bota profesionale
Zgjidhësi i programit është zhvilluar nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Prof. Sergio Lagomarsino (Profesor i Teknikave të Konstruksionit pranë Universitetit të Xhenovës, Itali) Ing. Serena Cattari (Univesiteti i Xhenovës. Ing. Andrea Penna (Eucentre) dhe Ing. Alessandro Galasco (Eucentre).