Ndërtesat ekzistuese

Ndërhyrjet për përshtatjen dhe përmirësimin

Jo të gjitha strukturat ekzistuese janë në gjendje për t’iu përgjigjur intensitet sizmik të kërkuar dhe për këtë arsye mund të jetë e nevojshme ndërhyrja me anë të elementëve përforcues. Për më tepër, me kalimin e kohës, është e mundur që të shtohen elementë përforcues të cilët është e nevojshme të merren në konsideratë në modelin e llogaritjes.

Kapitulli 10 i standartit Italian NTC parashikon ndërhyrje të tipit lokal, të përmirësimit dhe përshtatjes; simulimi i këtyre ndërhyrjeve mund të arrihet lehtë me 3Muri-in nëpërmjet një game të gjerë elementësh përforcimi, të tilla si: tirantët metalik, aplikimet e fibrave FRP, suvatë e përforcuara, injeksionet mbi mure, ngurtësimet e soletave, etj.

Gjithashtu mund të vendosen elemente të reja të tilla si trarë, kolona, mure ndarës dhe mure prej beton armeje, rama dhe kontroventime hekuri.

Në rastin kur nuk është i mundur përcaktimi i plotë i elementeve, është e nevojshme që të vazhdohet me projektin e simuluar, duke supozuar atë çfarë parashikohej në kohën e realizimit.