Modulet shtesë

Në anë të modulit kryesor, të dedikuar për verifikimin global të strukturës, janë të disponueshëm modulet opsionale në vijim që kompletojnë programin 3Muri. Kjo i mundëson përdoruesit blerjen vetëm të pjesëve të nevojshme, duke optimizuar kështu kostot. Gjithsesi në çdo kohë ekziston mundësia e plotësimit të programit 3Muri nga modulet e nevojshme.

Mekanizmat lokal
Në rastin ku nuk është e garantuar sjellja kutiore për shkak të mungesës së lidhjeve midis soletave dhe mureve, kërkohet verifikimi i mekanizmave lokal, d.m.th kontrolli i shkëputjeve të mundshme të mureve në anën e jashtme të planit të tyre. Moduli Mekanizma lokal lejon këtë verifikim duke nisur nga modeli i përdorur për verifikimin global të realizuar me modulin kryesor.
Pasi është përfunduar modeli me të dhënat gjeometrike, ngarkesat dhe nyjet lidhëse, programi mbart të gjitha elementet e nevojshme për të kryer verifikimet lokale, duke i lënë projektuesit detyrën e vetme për të përcaktuar zonat që do të merren në shqyrtim.

Ndjeshmëria apo sensibiliteti
Variablat apo ndryshoret që hyjnë në lojë gjatë llogaritjes së strukturave prej murature janë të shumta dhe secila prej tyre ndikon në mënyrë pak a shumë të konsiderueshme në vlerësimin global të strukturës.
Për shembull, në qoftë se kolapsi apo shembja përcaktohet nga shtangësia e ulët e soletave, rezulton e panevojshme marrja e provave më të thella mbi muraturën, ndikimi i së cilës është i parëndësishëm. Analiza e sensibilitetit ka për qëllim një njohje më të mirë të sjelljes strukturore nëpërmjet identifikimit të parametrave që ndikojnë më shumë në llogaritje, duke lejuar përqendrimin e vëmendjes në këto të dhëna.
Avantazhet për projektuesin janë identifikimi i shkaqeve më të mundshme që përcaktojnë mekanizmat e kolapsit të strukturës, rezultate më të besueshme, hetime dhe ndërhyrje të synuara në pjesët me të vërtetë më të rëndësishme, reduktimi i kostove të hetimit apo provave dhe ndërhyrjeve për adaptim apo përmirësim.

Multithreading
Moduli Multithreading ju lejon të përdorni dy konfigurime të ndryshme të llogaritjes për sa i përket proçesorëve: zgjedhja e metodës së llogaritjes me matricat e dendura ose matricat e shpërndara dhe multiproçesori.
3Muri kryen llogaritjen me anë të metodës FEM (elemente të fundme), në bazë të së cilës ekziston nevoja për të njohur matricën e shtangësisë apo rigjiditetit K. Kryerja e operacioneve duke përdorur metodën e llogaritjes me matrica të shpërndara, falë ngjeshjes së të dhënave të shpërndara mund të çojë në një përdorim më të ulët të memories në mënyrë të konsiderueshme. Përdorimi i multiproçesorit, në rastin e kryerjes së më shumë se një analizeje (24 analizat e pushover-it) mundëson adresimin e çdo analize mbi një proçesor të ndyshëm të Pc-së, duke kursyer në kohë.

EC6
Moduli vë në dispozicion Eurokodin 6 për verifikimet statike.

EC8
Moduli vë në dispozicion Eurokodin 8 për verifikimet sizmike.