Takimi im me STA DATA nuk ka qenë i rastësishëm. Përpjekja ime ishte ajo e kërkimit të një partneri i cili ishte në gjendje të më ofronte sigurinë e një niveli të lartë shkencor, të bazuar mbi kërkimin universitar. Dhe është pikërisht kjo që Ekipi Shkencor i S.T.A. DATA më siguron me anë të një bashkëpunimi të madh.
Sassan Mohasseb – Dr. of Earthquake Engineering, Swiss federal Institute of Technology – Zurich
Zgjedhja e STA DATA-ës nuk është bërë në mënyrë të rastësishme. Isha në kërkim të një kompanie që të dinte të më ofronte sigurinë e një background-i shkencor me cilësi të lartë, i cili ishte i bazuar në autoritetin dhe kompetencën e kërkimit shkencor. Në ekipin shkencor të STA DATA-ës kam gjetur të gjithë këtë me një atmosferë bashkëpunuese dhe të dobishme.
Prof. Ing Roberto Giachetti – Profesor i Teknikave të Konstruksioneve e Kontrollit të materialeve dhe strukturave
Fakulteti i Inxhinierisë – Universiteti Politeknik i Marche-ve
Për punën time zgjedh vetëm mjetet e duhura, në mënyrë që të garantoj efikasitetin dhe sigurinë. Por gjithnjë kërkoj partnerë të cilët janë në gjendje të më mbështesin kur kam nevojë me përgjigje të duhura në kohë reale. Për mua asistenca dhe konsulenca janë themelore. Pikërisht për këtë arsye kam zgjedhur S.T.A. DATA.
Ing. Pierpaolo D’aco
Gjatë gjithë këtyre viteve kam gjetur te S.T.A. DATA partnerin ideal: më ka shoqëruar gjatë ndryshimeve të standarteve me përditësime të sakta dhe në kohë reale, me kurse të dobishme, konsulenca të menjëhershme dhe të plota dhe me një kërkim shkencor të vazhdueshëm të një nivelit të lartë akademik.
Arch Nicola Sandro Josue – ANAS S.P.A. – Perugia
Eksperiencë, besueshmëri, mbrojtje e punës dhe kompanisë time. Kjo është ajo që S.T.A. DATA më garanton, jo vetëm nëpërmjet software-it, por edhe në aspektin e zhvillimit apo përditësimit profesional dhe konsulencës.
Ing Ercole Finocchietti – A.C.E.R. – Parma
Software i lehtë në përdorim duke nisur që nga momenti i parë, por analiza llogaritëse shumë larg të qenit banale apo të thjeshta e të parëndësishme. Hedhje e shpejtë e të dhënave, mjaft thjeshtë dhe në mënyrë praktike. Për më tepër mund të besosh në një asistencë të shpejtë e gjithnjë në dispozicion të klientit. Kam zgjedhur S.T.A. DATA sepse cilësisë së programeve i bashkëngjitet një mbështetje teknike dhe një shërbim konsulence i klasit të parë.
Prof. Giorgio Serafini
Na ndiqni në