Misioni dhe aktivitetet e S.T.A. DATA fokusohen kryesisht në llogaritjen strukturore. Kërkimi për zgjidhjet, analizat e vazhdueshme për të krijuar programe apo software të cilët ecin me hapin e kohës janë rezultat i të pasurit të një njohurie të plotë të sektorit në fjalë. Përgatitja jonë dhe përvoja e gjatë disa vjeçare në fushën e llogaritjes strukturore na lejon të analizojmë, studiojmë dhe përpunojmë fazat e ndryshme të projektit, me eksperiencë dhe profesionalizëm.
Ekspertiza jonë është në dispozicion përmes shërbimeve të konsulencës për projektimin e strukturave të reja, llogaritjeve specifike, analizën e strukturave ekzistuese për përshtatjen ose përmirësimin e tyre dhe vlerësimet e cënueshmërisë sizmike.
Ekipi ynë është i gatshëm për të vlerësuar nevojat tuaja në projektim dhe llogaritjen strukturore duke ju siguruar pa asnjë kosto një preventiv mbi konsulencën dhe kohën që do të nevojitet për realizimin e projektit.
Na ndiqni në